24 orë me Rita Orën dhe partnerin e saj ku folën për lidhjen e tyre, por edhe për shqiptarët

Vogue ishte 24 orë me Rita Orën dhe partnerin e saj Taika Waititi, të cilët ndodheshin në Dusseldorf të Gjermanisë për një aktivitet të Ritës. Si është një ditë e këngëtares së famshme?
Nga mëngjesi në tavolinë duke bërë planet për gjithë ditën, deri në mbrëmje teksa darkonte jashtë. Nga bisedat për njohjen e tij në fillim si miq, shoqërinë e ngushtë deri tek lidhja që nisi në Australi, në ditëlindjen e një shoku. Rita dhe Taika folën edhe për shqiptarët.
“Si shpjegohet, sapo dolëm në rrugë, të gjithë flisnin shqip”, i tha ai Ritës e cila iu përgjigj: “Se ka shumë shqiptarë kudo. Jemi më të mirët. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin. Mbase e kanë disa shqiptarë këtë piceri”.
“Rita gjeti shqiptarët e saj. Shqiptarët po që dinë ta gjejnë njëri tjetrin. Nëse do të jesh me një shqiptar, atëherë duhet të mësosh shqipen”, tha Taika ndër të tjera.
Për më shumë shiko videon e Vogue.