Showbiz

25 vjeç, me tre fëmijë. Shakaja pa kripë e Katy Perry-t për konkurrenten e American Idol

25 vjeç, me tre fëmijë. Shakaja pa kripë e Katy Perry-t

Një konkurrente e American Idol është zemëruar si nënë dhe trishtimin e saj e ka shprehur në rrjete sociale.

Menjëherë pas transmetimit të audicionit të saj për sezonin e 31-të të konkursit të këngës, Sara Beth Liebe doli dhe foli për shakanë pa kripë që Katy Perry në juri, bëri për të.

Sara e la pa fjalë jurinë kur i tha që ishte 25 vjeçe. Atyre iu duk si 16. Pastaj i tregoi që ishte edhe nënë dhe kishte tre fëmijë.

Katy Perry u ngri nga karrigia, u lëshua në tavolinë si një mënyrë për të shfaqur habinë.

Sara bëri një batutë: "Nëse Katy shtrihet në tavolinë, unë do vdes fare".

Kurse Katy Perry ia ktheu: Në tavolinë ti zemër je shtrirë shumë".

"Ishte e turpshme ta dëgjoje këtë në TV. Ishte e dhimbshme. Mendoj se gratë që mbështesin dhe lartësojnë gratë e tjera janë kaq të lezetshme dhe mendoj se turpërimi i nënës është shumë diçka kaq e çalë. Mendoj se është mjaft e vështirë të jesh nënë dhe është mjaft e vështirë të jesh grua."

Sara Beth, është nëna e djalit Kellin dhe vajzave Willow dhe Ellie.