Showbiz

3 fjalët që i kanë të ndaluara për t`i përdorur fëmijët e aktorit amerikan

3 fjalët që i kanë të ndaluara për t`i përdorur

Ka tre fjalë kryesore që nuk thuhen kurrë në familjen e Matthew McConaughey.

Aktori i "True Detective" foli gjatë për prindërimin në intervistën me Oprah Winfrey. Sipas Matthew, fëmijët e tij dhe modeles Camila Alves e kanë të ndaluar të thonë: “Nuk mundem”, “E urrej” dhe të gënjejnë.

 Ai dhe Camila janë prindërit e tre fëmijëve: Levi, 12 vjeç, Vida, 10 vjeç dhe Livingston, 8 vjeç.

Fituesi i Oskarit tha se ai dhe gruaja e tij kërkojnë respekt dhe besim brenda shtëpisë dhe dekurajojnë pandershmërinë, së bashku me disa fraza jashtë kufijve të lejuar.

“Ne nuk e lejojmë gënjeshtrën në shtëpi. Ata s`mund të thonë ‘Nuk mundem’ dhe nuk mund të përdorin fjalën ‘urrejtje’ ”, tha McConaughey.

Ai gjithashtu dëshiron që fëmijët e tij të jenë të pavarur nga fama e prindërve të tyre dhe të jenë të zotët e vetes së tyre. Megjithatë ai shtoi se i inkurajon fëmijët të mos ndihen keq për ato që prindërit e tyre kanë arritur.

“Nëse një fëmijë në shkollë i ngacmon dhe u thotë: Oh ju jetoni me siguri në një shtëpi të madhe sepse i keni prindërit të famshëm, i kam mësuar të ngrenë kokën lart me krenari dhe t`u përgjigjen: Po, jetojmë në një shtëpi të madhe dhe të bukur sepse mami dhe babi punojnë shumë dhe janë të zotët në punën e tyre”, tha aktori.

Aktori foli edhe për marrëdhënien e ndërlikuar me nënën e tij, e cila ishte e krisur për 1 dekadë me radhë. Kjo për shkak se nëna po nxirtë shumë nga sekretet e tij në publik. Tashmë marrëdhënia mes tyre i është rikthyer normalitetit.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al