Showbiz

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

Kanë kaluar rreth tre vjet që kur Gwyneth Paltrow ka bërë aktrimin e fundit, por a i mungon fitueses së Oskarit kjo pjesë e jetës së saj?

“Jo, aspak,” thotë ajo në një intervistë në NBC News. “Me të vërtetë nuk më mungon fare.”

Paltrow u shfaq për herë të fundit në serialin e Netflix “Politician”, i cili u krijua nga bashkëshorti i saj Brad Falchuk dhe në Avengers: Endgame në 2019. Gjatë viteve, ajo ka luajtur në disa filma, duke përfshirë “Iron Man”, “Emma”, “The Talented Mr. Ripley” “Contagion”, “Country Strong” dhe e famshmja “Shakespeare in Love”.

“Ekipi është gjithmonë duke u përpjekur të më shtyjë të bëj një film,” tha ylli i Hollivud, por duke mos përjashtuar kthimin në aktrim një ditë, ndoshta në skenën live. “Ia premtova nënës sime para se të vdiste. I thashë se do të bëja një shfaqje. Kështu që unë do ta përmbush atë premtim në një moment,” tha ajo.

Ky largim nga aktrimi nuk ndodhi brenda natës. Në fakt, Paltrow duket sikur e kishte parashikuar që në vitin 1998, në kulmin e suksesit të saj, kur sapo fitoi çmimin Oscar për rolin kryesor në filmin Shakespeare in Love. “Mendoj se kur je 26 vjeç dhe je një person i drejtuar nga metrika, të cilit sinqerisht nuk i pëlqen aktrimi aq shumë, ndihesh disi, “po tani kush duhet të jem? Çfarë duhet të bëj?” - është shprehur atëherë aktorja.

“Unë mendoj se një pjesë e shkëlqimit të aktrimit u shua. Ju e dini, duke qenë në një vëzhgim kaq intensiv publik, duke u kritikuar për gjithçka që bën, thua dhe vesh...” – vijoi Paltrow, si për të justifikuar tërheqjen e saj nga bota kinematografike.

Një tjetër nxitje për tu larguar nga bota e aktrimit, sigurisht mbetet të qenit larg shtëpisë për periudha të gjata kohore gjatë realizimit të filmave. “Më pëlqen të jem me miqtë e mi të vjetër dhe të gatuaj për fëmijët e mi. Nuk dua të rri vetëm në një dhomë hoteli në Budapest për gjashtë javë”, shprehet ajo.

Më poshtë foto nga rolet më të mira të Gwyneth Paltrow:

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

Emma

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

Moonlight and Valentino

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

Great Expectations

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

A Perfect Murder

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

Hush

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

Shakespeare in Love

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

The Royal Tenenbaums

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

Shallow Hal

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

Iron Man

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

Country Strong

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

Contagion

3 vjet pasi la aktrimin, Gwyneth Paltrow thotë se nuk i mungon hiç

The Avengers