Showbiz

30 vite i sëmurë, vdes djali i aktorit Robert Redford: Hidhërimi është i pamatë kur humb një fëmijë

30 vite i sëmurë, vdes djali i aktorit Robert Redford: Hidhërimi

James Redford është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare në shtëpinë e tij në Kaliforni.

Familja e tij konfirmoi lajmin duke treguar se mëlçia e tij nuk duroi dot më. Priste për transplanto që nga nëntori i kaluar, por nuk ia doli.

James vuante nga një sëmundje autoimune që i shkaktoi edhe problemet në mëlçi, që kur ishte 28 vjeç.

“Hidhërimi është i pamat kur humb një fëmijë. James ishte një djalë, bashkëshort dhe baba i dashur. Trashëgimia e tij jeton përmes fëmijëve të tij, artit të krijimit dhe filmave që la pas”, ka thënë Robert.

Në fund aktori ka kërkuar të respektohet privatësia dhe dhimbja e tyre.

*Burimi Daily Mail