Showbiz

32 letra dhe kartolina të Princeshës Diana do të shiten në ankand

32 letra dhe kartolina të Princeshës Diana do të shiten në

Letrat personale të Princeshës Diana zbulojnë edhe njëherë mjerimin e saj për divorcin nga Princi Charles. Në të njëjtat letra zbulohet sesi Diana mendonte që kurrë s`do ishte divorcuar, nëse do ta dinte sa e dëshpëruar do të ndihej.

32 letra dhe kartolina të Princeshës Diana do të shiten në

Letrat e saj do të shiten për 90 mijë paund dhe të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.

32 letra dhe kartolina të Princeshës Diana do të shiten në

Janë 32 letra dhe kartolina në shitje, koleksioni u shkrua midis 1995 dhe 1996 dhe u drejtohet miqve të saj, Susie dhe Tarek Kassem.

Po i shesin letrat sepse 'posedimi i dokumenteve është një përgjegjësi e madhe' që ata nuk donin t'ua kalonin fëmijëve të tyre.

Disa nga letrat e tyre më personale dhe konfidenciale i kanë ruajtur.

Shkrimi i saj i dorës përkeqësohet nga fundi i letrës, me sa duket nga vendi ku ajo kishte vështirësi teksa shkruante.

32 letra dhe kartolina të Princeshës Diana do të shiten në

Familja Kassem, të cilët jetojnë në Londër, po i shesin letrat në ankandët Lay të Penzance. Shitja do të bëhet më 16 shkurt.