Showbiz

40 vjeçarja e Just Dance nuk ndihet e fyer: Ja arritëm qëllimit të bënim pak zhurmë mediatike!

40 vjeçarja e Just Dance nuk ndihet e fyer: Ja arritëm qëllimit

Rrjeti ra në pezm dhe komentet e ditës së diel ishin të gjitha për dinjitetin e saj, një 40 vjeçare që nuk dinte të kërcente dhe koreografi cinik i tha shko martohu e bëj fëmijë më mirë.

Komenti i Nakos ishte fyes! Ngjarja ishte mediokre.

Por tani që 40 vjeçarja del me pistën që ka qenë skenar për vëmendje, është për të ardhur keq se çfarë po bën media sociale dhe televizioni tek psiqika e njerëzve anonim, apo publik.

Ngjarja tani është edhe më pak e dhimbshme, por më shqetësuese.

Lexo rrëfimin e 40 vjeçares për Top Albania Radio: 

“Punoj me Albin prej vitesh dhe këtë herë ne ja arritëm qëllimit, bëmë zhurmë mediatike. Ne jetojmë në Shqipëri ku nuk merret për bazë komenti pozitiv dhe nëse Albi nuk do të kishte thënë ato që tha unë nuk do të isha sot këtu me ju. Ndër vite kam marrë pjesë në 5 kompeticione kërcimi dhe sa i përket “Just Dance” unë i kërkova vetë Albit që të bënte pjesë dhe të më promovonte.”

*Tiranapost.al.