Showbiz

5 arsyet pse Fermën VIP duhet ta fitojë Çiljeta

5 arsyet pse Fermën VIP duhet ta fitojë Çiljeta

Nesër në mbrëmje do të shpallet fituesi i Ferma VIP dhe në 100 ditë qëndrimi në fermë askush s`e meriton më shumë se Çiljeta Xhilaga fitoren. Ajo e meriton si Çiljeta…

5 arsyet pse Fermën VIP duhet ta fitojë Çiljeta

Artiste me A të madhe

Ajo është VIP-I më VIP brenda fermës që bënte Çiljetën, atë artisten pa komplekse në një kohë tjetër, kur s`kishte as TikTok, as Instagram që kush e kush të kapte më shumë reklama. Çiljeta këndonte për pasion dhe sigurisht jetonte me punën e saj, por përherë duke bërë diferencën. Deri kur u tërhoq, sepse…

Çiljeta si nënë e përkushtuar

Arsyen e zbuloi vetë gjatë qëndrimit në Ferma VIP kur tha se i ishte përkushtuar 100% familjes në këtë fazë. Me këtë nuk nënkuptoi se i kishte dhënë fund karrierës. Shkëputja ishte e përkohshme, për të rritur djemtë, Fernandon dhe Bekon. E pikërisht marrëdhënia me këtë të fundit nxori një Çiljeta që s`ishte njohur kurrë më parë.

5 arsyet pse Fermën VIP duhet ta fitojë Çiljeta

Përqafimi i saj me Bekon, por më shumë akoma shikimi i tij drejt saj i vërtetoi edhe njëherë botës se fëmijë janë ata që rrit e që lidhja e gjakut nuk është kusht për të qenë familje. Se njerëzit lidhen nga dashuria dhe se Çiljeta nuk është vetëm gruaja që i fal dashuri pafund djalit të partnerit të saj, por edhe ajo që kujton me respekt nënën e djalit që po rrit, e cila nuk jeton më. “Ai është kopja e mamit të vet. Ka një fytyrë engjëlli që i shkëlqejnë sytë. I qeshin sytë”, rrëfeu njëherë në Fermën VIP, Çiljeta.

5 arsyet pse Fermën VIP duhet ta fitojë Çiljeta

5 arsyet pse Fermën VIP duhet ta fitojë Çiljeta

5 arsyet pse Fermën VIP duhet ta fitojë Çiljeta

Çiljeta si libër i hapur

Si të ishte në rrethin e saj familjar, pa u përpjekur të fshehë asgjë, me një vërtetësi çarmatosëse, Çiljeta tregoi edhe për planet për një fëmijë me Albanin. Ajo tregoi sesi e do me ngulm një fëmijë tjetër, që ëndërron të jetë vajzë e të lidhë akoma më shumë dy djemtë me njëri-tjetrin.

“Isha shtatzënë para 4 viteve, sa kisha filluar bashkëjetesën me Albanin. Isha, por më ra, në javë të shtatë. Do ishte bërë 3-4 vjeç tani. U mërzita shumë. U mërzitëm shumë, të dy”, tregoi ajo.

5 arsyet pse Fermën VIP duhet ta fitojë Çiljeta

Çiljeta si mike

Dukshëm pa ndonjë strategji konkrete, Çiljeta u bë mike e mirë me këdo në fermë dhe mike edhe e publikut nga televizori. Nuk doli asnjëherë në sfidë si më pak e preferuar dhe u shpall madje finalistja e parë e Ferma VIP. Publiku gjithmonë ka dashur dhe mbështetur njerëzit e vërtetë, ata tek të cilët gjen veten, sfidat e veta, kauzat e veta, problemet e veta. E meqë jemi tek problemet dhe kauzat e veta…

5 arsyet pse Fermën VIP duhet ta fitojë Çiljeta

Çiljeta si bijë

Kur njëherë u pyetën të gjithë konkurrentët se ç`do të bënin me 100 mijë eurot, nëse do t`i fitonin dikush tha: Nuk e di fare. Do t`i prish. Dikush tjetër: S`e kisha menduar. S`kam ndonjë gjë konkrete. Një tjetër foli për një stabilitet më të mirë ekonomik. Çiljeta u përgjigj: “Ndër vite i kisha mbledhur Fernandos gjithë lekët që i sillte babi i vet… çdo muaj. Sapo u bëra gati të bëja një investim për djalin, ndodhi që mami im u sëmur dhe u shpenzuan të gjitha. Kështu, kam detyrim ndaj djalit tim për t’ia zëvendësuar lekët”. Linda, mamaja e saj po trajtohet nga kanceri dhe Çiljeta si fëmija i vetëm ka marrë përsipër përgjegjësinë mbi shpatulla.

5 arsyet pse Fermën VIP duhet ta fitojë Çiljeta

Çiljeta ka kauzën dhe ka me vete një publik të tërë. Kështu që pak më shumë se 24 orë larg nga shpallja e fituesit të Ferma VIP i vetmi emër që besojmë meriton të thirret si fituese është emri i saj, si artiste, si bijë, si nënë, si mike e si një libër i hapur.