Showbiz

‘5 javë të gjata në shtrat’. Dafina Zeqiri është operuar

‘5 javë të gjata në shtrat’. Dafina Zeqiri

Me foto dhe video, Dafina Zeqiri ka përshkruar 5 javët e rekuperimit nga një ndërhyrje në gjurin e saj.

Ka falënderuar me këtë rast mjekët që e trajtuan, por edhe njerëzit që i qëndruan pranë, mes të tjerët të dashurin DJ. Geek.

Aktualisht i duhet të mbajë ato fashat e mëdha në këmbë, për ta pasur sa më statike, por të paktën ia doli të ngrihet në këmbë. Ndaj pra ka qenë qetësi gjatë gjithë këtij muaji.