Showbiz

8 femrat e famshme karriera e së cilave mori një kthesë pozitive sepse ndryshuan ngjyrën e flokëve

8 femrat e famshme karriera e së cilave mori një kthesë pozitive

Nuk është e lehtë të imagjinosh aktore të njohura si Emma Stone apo Amy Adams pa flokët e tyre të kuq. Kjo sepse flokët luajnë një rol të madh në formimin e një stili individual. Dhe, mund të tingëllojë e pabesueshme, por gjithashtu mund të ndikojnë në arritjet në karrierë, të paktën kur ke të bësh me botën e televizionit.

Bright Side ka bërë një artikull me aktore dhe këngëtare të njohura jeta e së cilave ndryshoi plotësisht pasi ndërruan ngjyrën e flokëve.

Ema Stone

8 femrat e famshme karriera e së cilave mori një kthesë pozitive
Emma Stone është në fakt bjonde. Ajo fillimisht lyu flokët në të kuqe kur fitoi rolin në komedinë ‘Superbad’ sepse producenti i filmit Judd Apatow këmbënguli. Ishte një vendim i mirë në fakt. Në fillimet e saj Stone nuk ishte shumë e famshme dhe ngjyra e re e flokëve tërhoqi vëmendjen. Me këtë pamje të re, ajo u bë një yll i vërtetë dhe fitoi edhe një Oscar.

Olivia Wilde

8 femrat e famshme karriera e së cilave mori një kthesë pozitive
Olivia Wilde pranon se ndryshimi i pamjes ndikoi vërtet në ndryshimin e trajektores së karrierës së saj. Për disa vite ajo kishte ngjyrën natyrale të flokëve. Por kur filloi të bënte audicione me flokë gështenjë, gjithçka ndryshoi.

Gwen Stefani

8 femrat e famshme karriera e së cilave mori një kthesë pozitive
Sipas vetë këngëtares së njohur, vendimi për të ndryshuar ngjyrën e flokëve ka ndikuar shumë në jetën e saj. Ajo nuk është një bjonde natyrale, ka qenë brune në fillimet e karrierës së saj.
Ajo rrëfen: “Më kujtohet se unë dhe i dashuri im sapo ishim ndarë dhe mendoja se nuk më intereson sa kushton, po i zbardh flokët! Në të vërtetë, atëherë gjithçka ndryshoi.”

Leighton Meester

8 femrat e famshme karriera e së cilave mori një kthesë pozitive
Krijuesi i Gossip Girl tha se Leighton Meester erdhi në audicion me flokë të hapur. Por një vajzë bjonde ishte përzgjedhur- Blake Lively, kështu që Leighton iu kërkua të lyente flokët në kafe. Ajo pranoi dhe kjo e ndihmoi të merrte një nga rolet më të rëndësishëm në serial dhe të bëhej e famshme.

Amy Adams

8 femrat e famshme karriera e së cilave mori një kthesë pozitive
Amy Adams thotë se i ka lyer flokët në ngjyrë të kuqe të hapur dhe shanset e saj për të marrë role të reja u rritën në mënyrë dramatike. Ajo thotë se kur ishte bionde, njerëzit i shihnin personazhet e saj vetëm si "vajza budallaqe", por kur ajo u bë kokëkuqe, personazhet e saj u kthyen në gra argëtuese dhe të pazakonta. “Ishte vërtet magjepsëse të shihje vetëm një ndryshim të vetes që mund të ndryshonte perceptimin e njerëzve dhe kjo u bë një mjet shumë i fuqishëm për mua edhe në aktrim.”

Cynthia Nixon

8 femrat e famshme karriera e së cilave mori një kthesë pozitive
Biondja natyrale, Cynthia Nixon, ka lyer flokët në të kuqe për të marrë pjesë në ‘Sex and the City’. Producentit nuk i pëlqeu fakti që kishte shumë bionde në projekt, ndaj Nixon-it iu kërkua të ndryshonte imazhin e saj. Aktorja pranoi dhe fitoi punën në projektin që e bëri atë shumë të famshme.

Sofia Vergara

8 femrat e famshme karriera e së cilave mori një kthesë pozitive
Ylli i ‘Modern Family’ vendosi të ndryshojë ngjyrën e flokëve për të qëndruar në qendër të vëmendjes.

Sofia Vergara thotë : “Unë jam bjonde natyrale. Por kur fillova të aktroj, shkoja në audicione dhe ata nuk dinin ku të më vendosnin sepse isha epshore dhe kisha theksin, por kisha flokë bjondë. Ishte injorancë! Ata mendonin se çdo person latin dukej si Salma Hayek. Në momentin që i lyeva flokët me ngjyrë të errët, ishte: 'Oh, ajo është vajza e nxehtë latine'. Më pëlqeu.”

Reese Witherspoon

8 femrat e famshme karriera e së cilave mori një kthesë pozitive
Biondja ikonë, Reese Witherspoon, në fakt ka flokë ngjyrë kafe të errët . Në filmat e saj të hershëm, ajo kishte ngjyrën e saj natyrale të flokëve, por në vitin 1994 vendosi ta ndryshonte atë dhe ishte vendimi i duhur. Witherspoon u bë e famshme sapo u bë bjonde.