Showbiz

9 këngët që nuk e dinit se i kushtohen abortit

Pink, Beyoncé dhe Lily Allen kanë shprehur emocionet e tyre përmes muzikës

9 këngët që nuk e dinit se i kushtohen abortit

Meghan shkroi për një nga përjetimet e saj më të trishta, pas humbjes së një fëmijë në verën e këtij viti, por nuk është e vetmja nga personazhet publike që është përballur me një situatë kaq të vështirë. Disa artiste e kanë shprehur me postime apo në intervista, dhe të tjera përmes muzikës.

Këtu janë të gjitha këngët që ndoshta nuk e dinit se flitet për abortin spontan.

Pink, “Happy”

Në tekstin e këngës thuhet: “Që kur isha 17 vjeçe, gjithmonë e kam urryer trupin tim dhe ndihesha sikur edhe trupi im më urrente”. Pink sqaroi më pas se teksti lidhej me faktin që kishte një trup të bonifikuar, por kur ishte 17 vjeçe kaloi një abort dhe do ta mbante atë fëmijë.

Jay Z, “Glory”

“Herën e fundit aborti ishte kaq tragjik. Kishim shumë frikë mos zhdukeshe. Por jo zemër, ti je magji”, thuhej në këngën e Jay Z të publikuar në 2012-n, pas lindjes së vajzës së parë Blue Ivy.

Beyonce, “Heartbeat”

“Mendoj se dashuria thjesht nuk ishte e mjaftueshme për ne që të mbijetoje. Jam kaq pafat sa nuk mund të marrë frymë. Më le pa jetë. Kam mall për rrahjet e zemrës tënde”, këndonte Beyonce. Ajo tregoi në dokumentarin “Life is but a dream”, se këngën e regjistroi pak pas abortit.

Ed Sheeran, “Small Bump”

Sheeran e shkroi këtë këngë në 2011-n për mikeshën e tij. “Sepse ishe vetëm një fetus i palindur për katër muaj, që u shkëpute nga jeta. Ndoshta duheshe atje lartë, por ende nuk e dimë psenë”.

 

Lily Allen, “Something’s Not Right”

Teksti i këngës është shumë emocionues: “Ne e kishim pafundësinë. Kurrë nuk e kaluam bashkë. Të kam pritur. Për ty, u bëra më e mirë”. Në vitin 2010, Allen përjetoi një ngjarje të trishto pasi lindi një foshnje pa jetë, për të cilën më pas shkroi një këngë për filmin Pan në 2015-n.

Jay Z, “4:44”

Në këngën e tij të vitit 2017 "4:44", Jay Z zbulon se ai dhe Beyonce përjetuan më shumë se vetëm një abort spontan ndërsa përpiqeshin të bëheshin prindër. “Kështu që unë kërkoj falje. Kam parë pafajësinë të largohet nga sytë e tu. Ende mbaj zi për këtë vdekje. Kërkoj falje për të gjithë të lindurit pa jetë. Se nuk isha i pranishëm, trupi juaj nuk do ta pranonte këtë”.

Daughtry, “Gone Too Soon”

“Nuk kalon një ditë pa menduar për ju. Gjithmonë pyes pse kjo botë e çmendur duhet të humbiste një rreze të tillë drite që nuk e njohëm kurrë”. Chris Daughtry e shkroi këtë këngë pasi u bë baba me binjakë, por ia kushtoi vëllait dhe gruas së tij që përjetuan një abort.

 

Hillary Scott, “Thy Will”

“Jam kaq konfuze. Të ndjeva shumë qartë”, këndon ajo, për abortin që përjetoi në vjeshtën e 2015-s.

Coby Grant, “Winter Bear”

“Të njoha para se të dija emrin tënd. Të kam dashur para se ta shoh fytyrën. Prita për ty gjatë gjithë asaj kohe. Dhe mbajta zemrën tënde në timen. Të putha njëqind milion herë. I provova lotët që qava. Të mbaja ty fëmija im i bukur. Dhe do ta mbaj zemrën tënde në timen”. Këngëtarja australiane ia ka dedikuar këtë këngë për një fëmijë pa jete të një çifti që njihte.

/ Marrë nga Glamour, ndalohet ribotimi i artikullit pa burimin Tiranapost.al