Showbiz

A e ka tradhtuar Pique Shakirën? Mediat spanjolle ziejnë nga lajmet për një ndarje të çiftit

A e ka tradhtuar Pique Shakirën? Mediat spanjolle ziejnë nga lajmet

Mediat rozë në Spanjë prej ditësh kryelajm kanë një tradhti të mundshme të mbrojtësit Katalanas, Gerard Pique ndaj Shakirës e madje disa prej tyre thonë se mund të ketë edhe ndarje të çiftit, pasi flitet se futbollisti po jeton në një apartament më vete.

“El Periodico” jep detaje të mëtejshme mbi personin e dyshuar se Pique tradhton Shakirën. Dy gazetare të së përditshmes spanjolle Lorena Vazquez dhe Laura Fa, kanë konfirmuar se ai takohej me një bjonde 20-vjeçare që është studente dhe po ashtu organizuese eventesh në Barcelonë. Sipas raportimit, Pique është parë disa herë me të renë dhe Shakira e ka zbuluar.

Ka dhe lajme, që mendohet se janë spekulime, të cilat tashmë thonë se Pique e ka tradhtuar Shakiran me nënën e Gavit, shokut të tij të skuadrës.

Marrëdhënia Shakira – Pique duket se është e tensionuar. Kjo pasi prindërit në shkollën ku mësojnë fëmijët e çiftit deklarojnë se nuk i kanë parë prej kohësh të shfaqen të dy bashkë për t’i marrë.

Thuhet se Shakira i mori me vete fëmijët në Ibiza për pushime, por Pique nuk iu bashkua. Ky i fundit mendohet se jeton në një apartament dhe ndodhej në Andorra kur lajmi mori dhenë, duke qenë se është zotëruesi i FC Andorra.