A mos ndoshta Beckham-et fituan edhe çmimin e Krishtlindjeve më të bukura nga të gjithë

E Hënë 25 Dhjetor 2023, 16:34
TiranaPost
Familja Beckham ka publikuar momente nga atmosfera e Krishtlindjeve. Në disa foto të postuara në Instagram nga Viktoria Beckham gjithë familja shfaqet e veshur me pizhame, afër pemës së dekoruar me detaje gold. Vajzat janë veshur me pizhama me ngjyrë të kuqe dhe blu, ndërsa meshkujt me pizhama të bardha dhe blu, ndërsa mbajnë veshur edhe një kapele babagjyshi.
Në një postim tjetër të publikuar dje shfaqen të gjithë duke dalë në foto me Babagjyshin të veshur me veshje sportive.
‘Babagjyshi erdhi herët në Majami!! Ju dua të gjithëve shumë’, shkruan Victoria Beckham në Instagram.
Në një video tjetër David shfaqet duke ushqyer pulat në Fermë, teksa mban veshur kapelen festive.
View this post on Instagram