Kohën fikse të lidhjes së tyre e dinë vetëm ata, por thuhet (të paktën nga ‘liket’ nëpër Instagram që kanë që në 2016-ën bashkë. Kështu që Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë të paktën në vitin e 7-të të lidhjes. Në vitin që konsiderohet si kritiku i çdo lloj marrëdhënie dhe sidomos atyre dashurore, Ledri dhe Sara janë më të fortë se kurrë, bashkë.
Video e fundit, kur Sara u ngjit në skenë dhe provoi të këndonte disa nga hitet e Ledrit, ishte shkëndija për të shkruar për ta si model frymëzimi i një çifti ideal për njëri-tjetrin.
Pse ideal? Për më shumë se një arsye.
Se besojnë tek njëri-tjetri
Pikërisht në videon ku të dy u ngjitën në skenë, Ledri me humor iu drejtua Sarës: “Nëse s`e kisha dit sa m’don, isha bo xheloz sonte qysh po dokesh”. Po vetëm me humor.
As Sara nuk ka rënë pre e lajmeve apo provokimeve të herëpashershme të rrjetit. Sidomos në fillimet e tyre, përmes editimeve të ndryshme publikoheshin foto nën meloditë e këngëve të Ledrit dhe ish të dashurës së tij Dafina Zeqirit. Kur Sara u pyet në një pyetësor në Instagramin e saj tha: “Super ide marketingu kushdo që e ka bërë i lumtë. I mean it (E kam seriozisht)”.
Se liria s`ka çmim
Dhe Sara nuk është vërtet xheloze. Vetë Ledri e çmon këtë. Kur u pyet njëherë se për cilën këngëtare shqiptare është bërë xheloze partnerja e tij, Ledri tha: “Kur Sara më ka lënë të bëj këngë me Dafinën, për të tjerat nuk bëhet xheloze”.
Ledri gjithashtu ishte fansi më i madh i Sarës kur ajo konkurroi në ‘Dancing With The Stars’.
Fytyra e tij kur ajo fitoi i tregon të gjitha.
Mirënjohja si virtyti më i rëndësishëm në jetë
Pasi Sara fitoi Dancing shkroi këtë status ku me mirënjohje dhe çiltërsi pranoi se fansat e Ledrit kishin ndikuar në fitoren e saj. Ajo e di se është një vajzë e thjeshtë. Që as nuk këndon, as nuk aktron, as nuk prezanton. Edhe pse ka gati 500 mijë ndjekës në Instagram.
Sara, vajzë me këmbë në tokë.
Meqë ra fjala tek vajza e thjeshtë
Sara është një vajzë e lindur në Tiranë, por që për më shumë se 15 vite jetonte me familjen në Gjermani. Kur u dashurua me Ledrin la jetën e saj atje, shoqërinë, familjen, për t`iu bashkuar familjes së Ledrit.
Deri përpara disa muajsh, prindërit e Ledrit zbuluan se çifti dhe vajza e tyre Poem jetonte me ta.
"Sara dhe Ledri jetojnë me ne. Ata do ikin. Edhe ne kemi dëshirë që ata të ikin. Të jenë vetë, t’i çelin rrugën e vetvetes", tha Agroni, babai i Ledrit në një intervistë në radio.
Ishte po Sara që surprizoi me tortë për ditëlindje gjyshen e Ledrit dhe sytë e tij të përlotur në fund të videos dëshmojnë se po, edhe ai është mirënjohës ndaj saj.
Si për shpërblim Ledri bëhet me qejf (ose jo) fotografi personal i Sarës
Ja, si në fotot e pushimeve në Bali ku Sara ka pozuar sa ka dashur.
Mbi të gjitha ‘Best Friends’
A nuk është shoku apo shoqja më e mirë, ai njeri që na shoqëron në pushime, momente të bukura, të vështira, qeshim, grindemi… Vetë Sara kështu e konsideron marrëdhënien e tyre: Mbi të gjitha ‘Best Friends’.
Meritë e zemrës, por edhe horoskopit
Si për rastësi të dy, Sara dhe Ledri janë Gaforre. Dy të ndjeshëm bashkë, dy besnikë bashkë, dy njerëz të lidhur fort pas familjes bashkë. Se këto janë karakteristikat e Gaforres. Të përshtatshëm deri tek yjet…
*Ndalohet ribotimi pa lejen e editorit