Showbiz

A thanë Ricchi e Poveri atë që e ndjejmë të gjithë për këngët e sotme?

A thanë Ricchi e Poveri atë që e ndjejmë të gjithë

Ricchi e Poveri, ose Angela dhe Angelo të grupit të famshëm italian thanë atë që të gjithë mendojmë për muzikën sot. Diçka ka ndryshuar dhe nuk është vetëm përshtypja e thjeshtë e dëgjuesve.

Pas konferencës për Sanremo 2024, dy artistët ishin të një mendje, se muzika ka ndyshuar shumë. Kurse Angelo Sotgiu nuk e kurseu edhe një këshillë.


Fjalët e Ricchi e Poveri për gazetarët:

Të dy njëzëri: Ka ndryshuar shumë.

Angelo Sotgiu: Unë mendoj se është harruar disi melodia. Unë e shikoj jashtë melodinë. Këngët duhet të këndohen.

Angela Brambati: Mos u bëj i vrazhdë, mos kritiko.

Angelo Sotgiu: Nuk po kritikoj, po jap një këshillë. Një këngë duhet të jetojë përgjithmonë.

Të dy njëzëri: Dhe një këshillë për të rinjtë: Bëni çfarë t`ju dojë qejfi.