Showbiz

Adele mund të jetë dobësuar, por ekspertët thonë se regjimi i saj i stërvitjes është i rrezikshëm

Adele mund të jetë dobësuar, por ekspertët thonë se

The Other Side-Ana tjetër e rutinës intensive e stërvisjes së Adele mund të shkaktojë rreziqe shëndetësore afatgjata. Këngëtarja 33 vjeçare zbuloi së fundmi për Vouge se kishte krijuar varësi nga stërvitja, me dy deri në tre herë në ditë. Ekspertët mjekësorë kanë paralajmëruar se regjimi ekstrem i fitnesit, mund të të dobësojë por mund të ketë efekte negative tek muskujt, nyjet e trupit dhe sistemin imunitar.

Adele mund të jetë dobësuar, por ekspertët thonë se

Në një intervistë për New York Post, shefi mjekësor i WebMD John Whyte thtë: "Ruajtja e një rutine të moderuar të stërvitjes është një komponent thelbësor për një jetesë të shëndetshme. Por të stërvitesh dy deri në tre herë në ditë është shumë dhe e rrezikshme. Ushtrimi i tepërt dhe i sforcuar shpesh rezulton me një mori lëndimesh. Kur stërvitemi ne fusim nën stres muskujt, kockat dhe organet. Dhe nëse nuk u japim mundësinë atyre të relaksohen dhe të shërohen pas ushtrimit, funksionimi i tyre mund të fillojë të përkeqësohet".

Adele mund të jetë dobësuar, por ekspertët thonë se

Eksperti shton se ushtrimet në mënyrë serike mund të ulin gjithashtu funksionin imunitar të trupit: "Pra kur e tepron me palestrën, i shkaktoni më shumë stres trupit dhe muskujve. Trupi juaj prodhon kortizol në përgjigje të atij stresi kronik, dhe nivelet e larta të kortizolit mund të anashkalojnë aftësitë e sistemit imunitar që na nevojitet për të shmangur e luftuar sëmundjet".

Në fakt, regjimi i Adele ka bërë që ajo të humbë shumë kilogramë gjatë dy viteve të fundit. Sipas saj gjithçka u arrit me mirëqenie emocionale dhe obsesionit për të djersitur.

"Palestra u bë koha ime," tha Adele për Vogue, duke shtuar se ajo nuk ndoqi ndonjë dietë specifike pavarësisht lajmeve të mëparshme se ajo ka ndjekur një dietë strikte ushqimore. Adele siç ka treguar më herë, bën stërvitje kardio dhe ushtrimet të tjera me vegla me peshe, në palestrën e Gregg Miele.

Dhe me nxitjen e këngëtares, Miele i rriti stërvitjet e saj disa herë në ditë, se ajo ka patur probleme me shpinën.

"Asnjëherë nuk kishte të bënte me humbjen e peshës Mendova që: Nëse mund ta bëj trupin tim fizikisht të fortë, dhe mund ta ndiej dhe ta shoh atë, atëherë ndoshta një ditë mund t'i bëj emocionet dhe mendjen time fizikisht të fortë. "

Adele mund të jetë dobësuar, por ekspertët thonë se

Por ndoshta Adele duhet të marrë këshillat e ekspertëve, pasi ushtrimi i tepërt shkakton probleme të shëndetit mendor dhe emocional: “Vjen një moment kur ti e sheh ndryshimin, por nuk gëzohesh më, kërkon gjithnjë e më shumë. Kthehet tipikisht në një varësi të rrezikshme”.

Gjatë bisedës me Vogue, Adele pranoi se ndihej e rënduar mendërisht nga trauma e divorcit të saj nga CEO i bamirësisë Simon Konecki. Dyshja i dhanë fund martesës së tyre në Shtator 2019. Por ajo shtoi se ajo nuk ishte e lumtur me atë martesë.

*Artikulli i Ny Post përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.