Showbiz

Adele njofton e përlotur shtyrjen e koncerteve në Las Vegas

Adele njofton e përlotur shtyrjen e koncerteve në Las Vegas
Adele ka shtyrë të gjitha koncertet e saj në Las Vegas, vetëm 24 orë para fillimit.

“Më vjen shumë keq, por shfaqja ime nuk është gati”, u tha këngëtarja fansave në postim në Instagram “Gjysma e ekipit tim ka Covid dhe ka qenë e pamundur të përfundoj përgatitjet për shfaqjen."

View this post on Instagram

A post shared by Adele (@adele)

Ajo do të fillonte koncertin e parë nga 24 që ishin planifikuar ditën e sotme në Koloseun e Caesars Palace.

Në serinë e shfaqjeve “Weekends With Adele” që u lajmërua në fund të nëntorit ishte planifikuar që këngëtarja të performonte dy shfaqje çdo fundjavë deri në prill.

Biletat varionin nga 85 dollarë në 685 dollarë dhe Adele parashikohej të fitonte më shumë se 500,000 £ për çdo performancë.

Këto do të ishin koncertet e saj të para live në pesë vjet që ajo i ka njoftuar për të promovuar albumin e saj të katërt, "30".

“Është e pamundur të përfundojmë shfaqjen, unë nuk mund t'ju jap atë që kam deri tani dhe jam shumë e mërzitur. Më falni, që ua themi në momentin e fundit. Jam shumë e mërzitur dhe e turpëruar, dhe më vjen shumë keq për të gjithë ata që kanë udhëtuar për shfaqjen."

Adele gjithashtu u kërkoi falje fansave që kishin mbërritur tashmë në Las Vegas për fundjavën e hapjes.

Adele tha që do të njoftohen datat e reja të shfaqjeve.

Shumë fansa e kanë mbështetur në rrjetet sociale duke thënë se ishte vendimi i duhur dhe duke i uruar asaj dhe ekipit suksese. Por disa të tjerë që po përballen me humbjen e qindra dollarëve nga rezervimet e fluturimeve dhe hoteleve nuk e kanë pritur shumë mirë lajmin.