Showbiz

Adele pranon se është martuar

Adele pranon se është martuar

Për herë të parë pas thashethemeve që qarkullojnë, Adele e ka pranuar me gojën e saj se po, është martuar.

Komediani britanik Alan Carr, mik i Adele, në një panel të ftuarish pyeti: Kush është martuar? Dhe Adele u përgjigj: Unë jam martuar.

Kjo përgjigje është marrë si konfirmim i gjithë thashethemeve që nisën kur vitin e kaluar e quajti “burri im” të dashurin e saj Rich Paul.

Kjo është martesa e dytë për Adele, e cila nga e para ka edhe një djalë.

Adele dhe Paul u takuan për herë të parë në një festë shumë vite para se të nisnin një lidhje, por vetëm në vitin 2021 ata filluan romancën.

“Ai kishte qenë gjithmonë aty, thjesht nuk e kisha parë”, tha Adele për Paul në kopertinën e “Vogue 2021”.