Showbiz

Alban Ramosaj i përgjigjet Agim Doçit duke hapur një debat patriot për Eurovizionin

Alban Ramosaj i përgjigjet Agim Doçit duke hapur një debat

Poeti Agim Doçi që ishte një nga anëtarët e jurisë së festivalit të fundvitit që nxori fituese Ronela Hajatin, ka dhënë një intervistë në të cilën u shpreh se Ramosaj (vendi i dytë i festivalit), mund të shkojë të përfaqësojë Kosovën. Ditët e fundit është aluduar shumë herë se si do të kishte shkuar eksperienca e Shqipërisë këtë vit në Eurosong, nëse do të ishte zgjedhur Ramosaj fitues. Kjo pasi Ronela dhe kënga e saj nuk e futën Shqipërinë në finale.

“Ajo që më vret mua është se po më thoshte njëri, pse s`ia dhatë Ramosajt? Ramosaj, si shqiptar i Kosovës, le të konkurrojë për në Eurosong nga Republika e Kosovës. Europa tallet, edhe me Kosovës, edhe me ne. Sepse unë nuk mund të çoj këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës, si ekipi i 5 vetave norvegjezë. Jepi ujkut një banane”, thoshte Agim Doçi gjatë intervistës.


Kjo deklaratë ka sjellë edhe reagimin e Alban Ramosajt, përmes një statusi, shoqërues videos së Doçit.

“I Nderuar Z.Doci. (Gjithashtu antar i jurise se festivalit te fundvitit ku konkurrova me “Theje”)

Ajo qe duhet te “te vrasi” eshte fillmisht rracizmi ndaj “Shqiptareve te Kosoves” sic po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit qe kuterbon nga ty ne kete interviste. Europa nuk tallet me Kosovan apo Shqiperine, por me zgjedhjet qe bejm e si i lejojme te na shohin nder vite. (Meqe ra llafi, kemi nje liste te gjate me individe qe na krenojne neper bote si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shume te tjere) E meqe ke qejf te na ndash, le t`i hyjme me thelle natyres se kendveshtrimit tend. Ka qene po nje “Shqiptare e Kosoves” qe na ka ngritur ne rezultatin me te larte historik ne Eurosong, apo harruat? Te kujton gje emri Rona Nishliu? Persa i perket cfare jam, jam nje Shqipe! Qe madje gezoj dhe emrin Alban nga nje baba (drite paste) shume patriot dhe me dije te thella per historine dhe gjakun tone. Flas 4 gjuhe te huaja, kam pashaporte Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur ne Holande, rritur ne Shqiperi me origjine nga Kosova e me rezidence ne Spanje dhe jam shume me shume shqiptar se sa ju edhe shume me shume Europian se sa ju. Nuk jeni askushi qe te na ndani e te na limitoni per te perfaqesuar Mamane-Shqiperi ne Europe apo kudo! Te sugjeroj te kursesh rakine ne dalje televizive dhe te perfaqesosh moshen tuaj e te na thuash dy tre gjera te mencura heres tjeter. Uroj te jesh gjalle per vitin qe vjen e te shohesh se si do na perfaqesoje nje “Shqiptar nga Kosova” !”, shkruan Alban Ramosaj.