Showbiz

Agron Llakaj flet më në fund nëse do rikthehet tek ‘Portokallia’

Agron Llakaj flet më në fund nëse do rikthehet tek

Së fundmi nisi të shkruhej në media se aktori i humorit Agron Llakaj mund t’i rikthehet drejtimit të “Portokallisë”. Një lajm i tillë duket se nuk është i vërtetë dhe këtë e thotë vetë Llakaj, i cili sqaron se pavarësisht historisë së tij të nisjes dhe të largimit nga Top Channel, rikthimi i tij në atë televizion nuk është i mundur.

Agron Llakaj flet më në fund nëse do rikthehet tek

“Në përgjithësi e gjithë kjo zhurmnajë që ka më shumë se 24 orë që rrotullohet nëpër portale se “Agron Llakaj rikthehet në ‘Portokalli’!”…,nuk është aspak e vërtet. “Portokallia” është një faqe e rëndësishme profesionale e imja, por e vendosur në ‘kornizë’ përjetësisht… Mirënjohjen për “Top Channel” e kam te gdhendur me emrin e Dritan Hoxhës, por nuk i përkas asaj race njerëzore që po ika unë, mbrapa u bëftë qameti! “Portokallisë” i kam uruar gjithmonë suksesin, si akademia e parë e humorit shqiptar dhe s’do e dëshiroja kurrë një mbyllje, largim dhe aq më pak shkatërrim të saj. “Portokallia” është e “Top Channel” dhe nuk identifikohet me askënd”, thotë Llakaj për “Revista Who”.

Ndërsa i pyetur lidhur me mundësinë e largimit nga “Vizion Plus” për një tjetër ofertë, Llakaj e la mundësinë e hapur.

Agron Llakaj flet më në fund nëse do rikthehet tek

“Sa i takon fjalëve… është e vërtetë që kam ftesa edhe për “Al Pazar”, por edhe për “Fake Off”, që të shkoj diku tjetër, po i studioj me qetësi bashkë me stafin tim dhe në kohën e duhur do vendos! Por do të shtoja, njerëzit kanë aq shumë halle e probleme jetike dhe s’do të dijë njeri as ku shkon Agroni apo dikush tjetër. Ne jemi aktorë dhe krijues, punojmë dhe kemi të drejtën të lëvizim sipas kushteve dhe interesave tona. E rëndësishme është që të punosh me përkushtim dhe të ndihesh i respektuar dhe i vlerësuar aty ku je dhe i vlerësuar gjithmonë nga publiku”, tha aktori i humorit.

Agron Llakaj u largua nga “Portokallia” 10 vite më parë.

Lexo me shume: