Showbiz

Aktorët e 'Game of Thrones' po bëhen prindër

Aktorët e 'Game of Thrones' po bëhen prindër

Rose Leslie dhe Kit Harington, të dy aktorë të "Game of Thrones" po bëhen prindër.

Lajmin e ka nxjerrë Make Magazine, pasi vetë çifti nuk ka dhënë asnjë deklaratë deri tani.

Rose do të jetë në kopertinën e revistës së njohur dhe kryeredaktorja e saj shkruan: "Një set fotosh speciale të Rose në momentet më të ëmbla në të cilat po përgatitet për mëmësinë e ardhshme".

Kit dhe Rose u njohën në sheshxhirimin e Game of Thrones në të cilin luanin të dashuruarit Jon Snow dhe Ygritte. Janë bashkë që prej 2012-ës, por lidhjen e konfirmuan vetëm në 2016-ën.

*Burimi Just Jared