Aktorët po bëjnë namin që të mos ndërtohet një shtëpi moderne në Hampsted të Londrës: Është dizajn për Malibu
Emma Thompson, Jim Broadbent, Imelda Staunton dhe Jim Carter janë bërë bashkë jo për në tapetin e kuq, as për filmat dhe çështje të ngjashme, por për të ndaluar një shtëpi moderne që sipas tyre prish gjjthë arkitekturën në një lagje në veri të Londrës.
Pse janë kundër?
Bëhet fjalë për një shtëpi të stilit modern. Një çift që punon me kriptomonedhet dhe AI kanë kërkuar leje për të prishur një shtëpi në West Hampstead dhe në vend të saj të ndërtojnë një shtëpi me katër dhoma gjumi, që A-listers kanë thënë se bie ndesh me arkitekturën e zonës 'të stilit të Arteve dhe Artizanatit'.
Daniel dhe Sendi Young, përkatësisht 45 dhe 39 vjeç, duan të prishin një shtëpi njëkatëshe të viteve 1960 pranë fushës së Hampstead Cricket Club dhe ta zëvendësojnë atë me një dizajn modern, të veshur me alumin.
Çfarë thonë aktorët për shtëpinë?
“Nuk kam asgjë kundër dizajneve moderne, por ashtu si pemët, dizajni i duhur, në vendin e duhur. Ky është dizajni i gabuar në vendin e gabuar. Do të përshtatej fiks në Malibu, por jo në zonën tonë konservatore”, thotë aktori Greg Wise.