Showbiz

Aktori i “Call me by your name” divorcohet pas 10 vitesh martesë, lajmin e jep vetë

Aktori i “Call me by your name” divorcohet pas 10 vitesh

Aktori i filmit të njohur “Call me by your name”, Armie Hammer i dha fund martesës së tij 10-vjeçare me bashkëshorten, Elizabeth Chambers Hammer.

Të dy e dhanë njoftimin përmes postimit të një fotoje në Instagram, të bërë në fillim të lidhjes së tyre.

“Trembëdhjetë vjet si miq të ngushtë, shpirtra binjakë, partnerë dhe më pas prindër. Ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm, por bashkë, kemi vendosur të kthejmë faqe dhe t’i japim fund martesës sonë.

Ndërsa hyjmë në këtë kapitull tjetër, fëmijët tanë dhe marrëdhënia si prindër dhe miq të dashur do të mbetet përparësia jonë.

E kuptojmë se ky lajm do të hapë debate në publik, por në interes të fëmijëve dhe familjes sonë, ne gjatë kësaj kohe kërkojmë intimitet, dhembshuri dhe dashuri", thuhet në postimin e tyre.

Ata u martuan në maj të 2010-s dhe kanë dy fëmijë, vajzën Harper Grace, 5 vjeçe dhe djalin Ford Douglas Armand, 3 vjeç.