Showbiz

Aktori i serialit të famshëm Lost: Jam me koronavirus po s’u infektova në Kinë por në Amerikë

Aktori i serialit të famshëm Lost: Jam me koronavirus po s’u

Aktori i njohur i serialit ‘Lost’, Daniel Dae Kim, deklaroi se është i infektuar me koronavirus.  

"Jam mirënjohës që jam gjallë dhe i shëndetshëm. Më jep shpresë që përmes përpjekjeve tona kolektive mund ta mposhtim këtë virus”, shkroi aktori.

Nga shtëpia e tij në Hawaii, aktori 51-vjeçar i Koresë së Jugut njoftoi se rezultoi pozitiv pasi u kthye nga një udhëtim nga Nju-Jorku. Ai ndodhej atje për të filmuar serialin televiziv ‘New Amsterdam’, në të cilin luan rolin e një mjeku të rekrutuar në një spital gjatë një pandemie gripi.

Aktori i serialit të famshëm Lost: Jam me koronavirus po s’u

Kur xhirimet u pezulluan për shkak të shpërthimit të koronavirusit, Kim u kthye me një aeroplan në Hawaii.

“Nuk kisha simptoma gjatë gjithë asaj kohe, por ndërsa avioni ishte drejt zbritjes në pistë, fillova të ndjeja një gërvishtje në fyt, që ishte ndryshe nga herët e tjera që jam sëmurë. Kështu që kur zbrita telefonova mjekun e familjes”, tha aktori, që sqaroi se ishte vetëkarantinuar në një dhomë të shtëpisë, ndërsa më pas filluan shenjat e tjera si, dhimbje në kraharor, në trup dhe ethe.

Nisur nga eksperienca e tij, Kim bëri një deklaratë anti-raciste për ata që fajësojnë dhe sulmojnë njerëzit me origjinë aziatike, për shkak të pandemisë, përfshirë këtu deklaratën e Trump që e cilëson sëmundjen si ‘virusi kinez’:

“Ju lutemi ndaloni paragjykimet dhe dhunën e pakuptimtë ndaj aziatikëve. Po, unë jam aziatik dhe, po, kam koronavirus, por nuk e kam marrë nga Kina. E kam marrë në Amerikë në Nju-Jork. Dhe pavarësisht sesi duan të quajnë disa liderë politikë të caktuar, nuk e konsideroj vendin ku është aq të rëndësishme sa njerëzit që janë të sëmurë dhe po vdesin. Nëse do ta bëja, do ta quajua ‘virusi njujorkez’, por ky do të ishte budallallëk, apo jo?”.

Trump pak ditë më parë e quajti një konferencë për shtyp ‘virusi kinez’ sepse sipas tij vjen nga Kina. Kjo deklaratë mori shumë kritika, për të cilat presidenti amerikan qëndroi indiferent.