Showbiz

Aktori pa telefon dhe internet në ishull që nuk e kishte idenë ç’kishte ndodhur në botë me virusin

Aktori pa telefon dhe internet në ishull që nuk e kishte idenë

Atori Jared Leto mund ta ketë marrë vesh i fundit se çfarë ndodhi në botë duke humbur lajmet e përhapjes së koronavirusit, shpalljes së pandemisë dhe udhëzimit për distancim social.

Aktori pa telefon dhe internet në ishull që nuk e kishte idenë

Pikërisht këtë gjë po bënte aktori 48 vjeçar i cili dy javë më parë shkoi në në një ishull shkretëtire për të medituar dhe lajmin për virusin e kishte dëgjuar vetëm për Kinën.

Pasi u kthye u azhurnua me lajmet dhe në rrjetet sociale postoi një status ku shkruante: Isha në ishull, atje nuk kishte telefon, internet, asnjë lloj komunikimi. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Kur u ktheva pashë një botë krejt tjetër.

Ai tregon se po merr mesazhe nga familjarët dhe miqtë nga e gjithë bota për të ditur më shumë.

‘Përcillni energji pozitive për të gjithë. Rrini brenda, qëndroni të sigurt’.