Showbiz

Aktorja Bridgette Wilson diagnostikohet me kancer të vezoreve

Aktorja Bridgette Wilson diagnostikohet me kancer të vezoreve

Ishte bashkëshorti i aktores, ylli i tenisit Pete Sampras, që tregoi mbi sëmundjen nga e cila po vuan aktorja e “The Wedding Planer” Bridgette Wilson.

Pete Sampras zbuloi se Bridgette është diagnostikuar me kancer në vezore. Ylli 52-vjeçar i tenisit në pension, e ndau lajmin përmes një deklarate zyrtare.

Aktorja Bridgette Wilson diagnostikohet me kancer të vezoreve

“Siç e kanë ditur shumica, unë jam një person mjaft i qetë dhe privat. Megjithatë, ky vit i kaluar ka qenë një kohë jashtëzakonisht sfiduese për familjen time dhe unë kam vendosur të ndaj atë që po ndodh. Dhjetorin e kaluar, gruaja ime, Bridgette, u diagnostikua me kancer në vezore. Që atëherë, ajo bëri një operacion, bëri kimioterapi dhe vazhdon me terapinë e synuar të mirëmbajtjes”, tha ai.

Aktorja Bridgette Wilson diagnostikohet me kancer të vezoreve

Sampras foli edhe mbështetjen e palëkundur të djemve të tyre Christian, 20 vjeç dhe Ryan, 18 vjeç.

“Është e vështirë të shikosh dikë që dashuron të kalojë një sfidë si kjo. Megjithatë, të shohësh djemtë tanë të rriten dhe të jenë mbështetës kaq të fortë të Bridgette-it, vetes dhe njëri-tjetrit, ka qenë mahnitëse”, tha ai.

Duke lavdëruar gruan e tij prej 23 vitesh për forcën dhe qëndrueshmërinë e saj të jashtëzakonshme, Sampras vuri në dukje: “Të shikosh Bridgette-n të vazhdojë të jetë një nënë dhe grua e jashtëzakonshme gjatë gjithë kësaj faze ka qenë frymëzuese”.

Ai e përfundoi deklaratën e tij duke iu drejtuar publikut për mbështetje dhe lutje gjatë rikuperimit të Bridgette.

Bridgette, 50 vjeç, është e njohur për rolet e saj në filma duke përfshirë “The Wedding Planner” dhe “I Know What You Did Last Summer”.