Showbiz

Aktorja e 'Emily in Paris': Si e luftova kancerin kur isha e vogël

Aktorja e 'Emily in Paris': Si e luftova kancerin kur isha e

Ylli i “Emily In Paris” Ashley Park, që luan rolin e Mindy-t ka treguar se se luftoi kancerin në adoleshencë. 

Aktorja, 29-vjeçare, tregon se sa e rëndësishme është të flasësh rreth shqetësimeve dhe sëmundjeve. 

Ashley u diagnostikua me leuçemi kur ishte 15 vjeç dhe iu nënshtrua kimioterapisë për ta trajtuar atë. 

Në një intervistë për Cosmopolitan, Ashley tha: ‘Shumë herë njerëzit ma sjellin në vëmendjen përvojën time të kancerit, edhe kur unë s`e kam në mendje a në plan të flas për të. Gjithsesi, mendoj që është shumë e rëndësishme të flasësh. Unë kurrë nuk kam dashur të jem vetëm ‘Vajza aziatike’, vetëm vajza "çfarëdo". 16 vjeçe e pashë veten si vajza tullace dhe e sëmurë.

U fokusova tek trajtimi pa menduar gjithë pasojat negative që mund të kishte: si të mbeturin sterile (jopjellore), apo se s`do mund të punoja”, rrëfen Ashley tani që më e keqja ka kaluar.

*Burimi Metro