Aktorja e ‘Ertugrul’ martohet me këngëtarin me origjinë shqiptare

E Martë 23 Shkurt 2021, 07:54
TiranaPost
Burcu Kiratli i ka dhënë fund beqarisë pas martesës me këngëtarin Sinan Akçil. Burcu luajti rolin e Gokçes në “Ertugrul”, ndër disa role në filmat turk, kurse Sinan është këngëtar i njohur në Turqi dhe jo vetëm. Njihet origjina e tij shqiptare, të cilën ai vetë e ka pranuar.
Madje, Sinan ka realizuar edhe një bashkëpunim muzikor me këngëtaren shqiptare Shyhrete Belhluli.
Burcu ka marrë mbiemrin e burrit pas martesës dhe këtë fakt e zbulon në postimin në Instagram ku u shfaqën nuse dhe dhëndër.