Showbiz

Aktorja e humorit flet për raportin me bashkëshortin brenda dhe jashtë punës

Aktorja e humorit flet për raportin me bashkëshortin brenda dhe

Delinda Disha është një nga aktoret e humorit që u kthye shumë shpejt tek më të preferuarat. E kemi parë shpesh të imitojë personazhe të famshme, nga ato të politikës tek këngëtarë e të tjerë të njohur për shqiptarët dhe na bën për të qeshur.

Aktorja e humorit flet për raportin me bashkëshortin brenda dhe

Pasi nga sezoni i ri u bë pjesë e Klanifornisë, Delinda punon me bashkëshortin e saj skenograf. Pyetur lidhur me faktin nëse është e vështirë që të ketë partnerin koleg, aktorja tregon marrëdhënien e tyre në punë dhe në jetën reale.

“Në rastin tonë s’është problem. Puna ka stresin e vetë, por unë e kam Eldon mbështetje të madhe. Me bashkëshortin na bashkon dashuria jonë, Dasantini e shumë, e shumë, gjëra të tjera. Nuk na ndan asgjë”, thotë ajo për Gazetën Panorama.

Çifti ka një djalë, Dasantinin, ndërsa të dy janë për një familje të madhe thotë ajo: “Jemi për planifikim familjar. Edhe karriera ka rëndësinë e vet, por kryesorja është familja”.