Showbiz

Aktorja e James Bond e infektuar me koronavirus: Merreni seriozisht këtë gjë

Aktorja e James Bond e infektuar me koronavirus: Merreni seriozisht

Olga Kurylenko që numëron një sërë rolesh, mes tyre edhe atë të vajzës së James Bond është infektuar me COVID-19.

40-vjeçarja ka ndarë lajmin me miqtë e saj dhe ndjekësit e rrjeteve sociale duke treguar edhe sesi ndihet.

Aktorja e James Bond e infektuar me koronavirus: Merreni seriozisht
Olga Kurylenko

“Jam e izoluar në shtëpi, pas rezultova positive me koronavirus. Jam sëmurë prej një jave. Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore. Kujdesuni për veten dhe merreni seriozisht këtë gjë”, tha Olga që shtoi se po pi Paracetamol, ujë me limon dhe po merr vitamina për të forcuar sistemin imunitar.

Ajo nuk ka treguar nëse ndodhet në vetizolim në Francë apo në Londër ku ka jetuar vitet e fundit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olga Kurylenko (@olgakurylenkoofficial) on

*Artikulli i CNN u përshtat në shqip nga Fabjola Hije