Showbiz

Aktorja e njohur italiane me koronavirus: Sprova më e madhe që kam kaluar në jetë

Aktorja e njohur italiane me koronavirus: Sprova më e madhe që kam

Giuliana De Sio, aktorja e njohur italiane ka treguar përmes një statusi në Facebook se po kalon ditë të vështira.

“Lumturia nuk është më. Kam qenë në heshtje këto kohë, sepse s`kisha as zë e as fjalë për të treguar tmerrin që po kaloj”, shkruan Giuliana, e cila për 14 ditë ka qendruar në izolim në një spital në Romë. Ajo e ka kaluar me pneumoni.

"Vetmia e egër e kësaj situate dhe dhimbja fizike e mendore janë sprova më e vështirë të cilës i jam nënshtruar ndonjëherë në jetën time. Lajmi i mirë është që virusi po mposhtet, jam në tamponin e tretë, negativ, edhe pse shëndeti im është dobësuar shumë tani", shkruan aktorja që solli një rrëfim të mënyrës si sëmundja përjetohet.

*Artikulli i ilfattoquotidiano u përshtat në shqip nga Fabjola Hije