Aktorja e ‘Parasite’ shfaqet e qeshur pas luftës me kancerin

E Hënë 17 Janar 2022, 08:08
TiranaPost
Aktorja Park So-dam, 30 vjeç u diagnostikua me kancer papilar të tiroides. Lajmi doli në mesin e dhjetorit dhe mediat shkruanin se kishte kaluar ditë të vështira. Pas operacionit dhe pasi rimori veten aktorja u shfaq e qeshur duke shijuar kënaqësitë e vogla të jetës. Siç është qëndrimi në dritare me macen e saj.
Nuk dha detaje mbi operacionin, por siç duket ka shkuar mirë. Park ishte në prag të premierës së “Special Cargo”, të 12 janarit, kur gjatë një kontrolli rutinë zbuloi sëmundjen e rëndë nga e cila vuan. Ajo hoqi dorë nga puna dhe u fokusua tek shëndeti.
Park So-dam është më së shumti e njohur për rolin e motrës së Ki Jung në filmin që fitoi “Oscar”, “Parasite”.
Tiranapost.al