Showbiz

Aktorja Kirstie Alley vdes pas betejës me kancerin

Aktorja Kirstie Alley vdes pas betejës me kancerin

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare aktorja Kirstie Alley. Lajmin e dhanë dy fëmijët e saj në rrjet sociale.

Aktorja e njohur për rolin e Cheer vuajti nga kanceri për pak muaj, por e humbi betejën.

Një status lamtumire shkroi edhe John Travolta për miken e tij dhe kolegen.

"Të kam dashuri gjithmonë", shkruante aktori.

Alley po ashtu si Travolta është pjesë e sektit Scientology.