Showbiz

Aktorja me Sklerozë Multiple do të shfaqet në sezonin e fundit të serialit me shkop në dorë

Aktorja me Sklerozë Multiple do të shfaqet në sezonin e fundit

Christina Applegate këmbënguli të xhirojë sezonin e fundit të serialit, pas diagnostikimit me Sklerozë Multiple.

Christina Applegate ndjeu se kishte një detyrim të përfshihej edhe njëherë në aktrim. Pas diagnostikimit me Sklerozë Multiple, një sëmundje degjenerative, u pezulluan xhirimet e sezonit të tretë dhe të fundit të “Dead to me”, në Netflix.

Christina është treguar e gatshme të luajë sërish në rolin e Jen Harding, duke mos e lejuar sëmundjen ta pengojë. Dhe e bëri.

Kur producentët menduan të bashkonin disa pjesë nga sezonet e kaluara për të bërë mbylljen, Christina tha Jo. Ajo u ofrua të punonte sërish.

“Më duhej të përpunoja humbjen e jetës sime, humbjen e asaj pjese timen. Kështu që më duhej një kohë edhe të shkëputesha nga xhirimet. Disa njerëz mund të kenë thënë: Epo mirë, të shkojë të shërohet e të vijë. Ashtu bëra. U mora pak kohë me veten. Duhet të mësohesha me një sërë kufizimesh tek vetja. Kjo është hera e parë që dikush do të më shohë ashtu siç jam vërtet. Unë s`mund të eci pa shkop”, tha aktorja.

Sezoni i ri do të vijë në Netlfix në 17 nëntor.