Aktorja transgender kandidate për çmimin oscar! A mund të themi se Hollivud po i përgjigjet Trump

E Premte 24 Janar 2025, 16:40
TiranaPost
Karla Sofía Gascón, ylli i filmit francez “Emilia Pérez,” ka hyrë në histori duke u bërë aktorja e parë hapur transgjinore e nominuar për një çmim Oscar. Ajo është nominuar në kategorinë Aktorja më e Mirë për rolin e saj në dramën muzikore kriminale në gjuhën spanjolle.
Ky nominim vjen pasi Trump lejoi zyrtarisht dy gjini në SHBA, femër dhe mashkull, duke u parë gjerë si një kundërpërgjigje e Holliwood ndaj presidentit amerikan.
Gascón është gjithashtu e nominuar për një Golden Globe, një çmim nga Shoqata e Aktorëve të Ekranit (Screen Actors’ Guild Award) dhe një BAFTA për të njëjtin film. Ajo dhe koleget e saj, Zoë Saldaña, Selena Gomez dhe Adriana Paz, ndanë çmimin për aktoren më të mirë në Festivalin e Filmit në Cannes.