Aktorja zbulon se vuan nga i njëjti kancer si bashkëshorti

Blythe Danner tha se ndihet me fat që është gjallë pas luftës me kancerin oral për disa vite. E njëjta sëmundje vrau edhe bashkëshortin e saj, regjisorin Bruce Paltrow, rreth 20 vjet më parë.
Aktorja fituese e Emmy-t, 79-vjeç - vajza e së cilës është Gwyneth Paltrow - ka thënë për People se ishte diagnostikuar me një formë të rrallë të sëmundjes, karcinoma cistike adenoid, e cila shpesh formohet në gjëndrat e pështymës.
Rreth 54 mijë njerëz diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje.
“Të gjithë janë prekur nga kanceri në një farë mënyre, por është e pazakontë që një çift të ketë të njëjtin kancer. Më kujtohet që ngrita sytë nga qielli dhe i thashë Bruce: A je i vetmuar atje lart? E kam mbajtur të fshehur nga fëmijët e mi për një kohë të gjatë. Doja të ecja përpara si nënë dhe nuk doja që ata të shqetësoheshin”, tha ajo.
Që prej vdekjes së bashkëshortit të saj, aktorja është e përfshirë në organizata bamirëse për sensibilizim.