Showbiz

Alba Hoxha largohet nga shtëpia e Albi Nakos pas ndarjes! Arsyeja lidhet me familjen e koreografit

Alba Hoxha largohet nga shtëpia e Albi Nakos pas ndarjes! Arsyeja lidhet me

Lidhja e tyre mendohet se nisi katër vite më parë, por vetëm dy vite pas nisjes së romancës çifti doli hapur. Albi Nako dhe Alba Hoxha do të mbahen mend si çifti që nuk e pranuan publikisht marrëdhënien e tyre, ndërsa tashmë mësohet se i kanë dhënë fund romancës.

Koreografi dhe balerina, 15 vite më e re, janë ndarë dhe sipas burimeve për Gazetën Panorama, Alba është larguar nga shtëpia e Albit, ku bashkëjetonin prej disa kohësh. Ky vendim duket se ka ardhur edhe nga ndikimi që kanë patur familjet e secilit. Vetë Albi ka treguar shpesh se për të prindërit janë shumë të rëndësishëm dhe merr për bazë sugjerimet e tyre pavarësisht moshës së tij.

Alba Hoxha largohet nga shtëpia e Albi Nakos pas ndarjes! Arsyeja lidhet me

Babai i tij, koreografi i njohur Llaqi Nako është shprehur kohë më parë se ishte kundër faktit që Albi të martohej me një balerinë dhe duket se ky pretekst mund të ketë ndikuar në vendimin që ka marrë çifti.  

Nga ana tjetër familja e Albës nuk ka patur siguri, duke marrë parasysh sesi përfundoi historia e Albi Nakos me Klaudia Pepën.

Alba Hoxha largohet nga shtëpia e Albi Nakos pas ndarjes! Arsyeja lidhet me

Tashmë çifti nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, ndërsa pas këtij veprimi Alba shtoi në Instagram ish-bashkëshorten e tij, Klaudiën.