Showbiz

Alban Ramosaj provon tregun amerikan me këngën e parë

Alban Ramosaj provon tregun amerikan me këngën e parë

Alban Ramosaj, një artist i njohur i muzikës shqiptare, ka vendosur të bëjë hapin e madh drejt tregut amerikan.

Këngëtari sapo ka postuar në Instagram një copëz nga kënga e tij të parë në anglisht, e cila do të publikohet në fund të janarit, duke shënuar një fillim të ri në karrierën e tij muzikore.

Kënga titullohet 'Ghost of the past' dhe do të jetë pjesë e albumit 'Heartbreak Motel', i cili do të jetë në anglisht.

Ramosaj me një video të publikuar ditën e djeshme ka njoftuar rreth projektit të ri, i cili, sipas tij, erdhi pas një periudhe shumë sfiduese dhe reflektuese për të. Ai e quan projektin 'reset button', një kapitull të ri.