Showbiz

Alec Baldwin do të gjykohet për vrasjen në sheshxhirim. Sa vite burg rrezikon?

Alec Baldwin do të gjykohet për vrasjen në sheshxhirim. Sa vite

Alec Baldwin do të gjykohet për vrasjen e pavullnetshme të drejtores së fotografisë së filmit të tij “Rust”.

Ngjarja ndodhi në vitin 2021 në sheshxhirim kur arma që ai shkrepi gjatë një skene, vrau kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza.

Gjyqi ndaj tij do të zgjasë 10 ditë dhe ai rrezikon deri në 18 muaj burg.

Aktori që ishte edhe producent tek "Rust" nuk e pranon të ketë tërhequr këmbëzën.

Prokuroria e akuzon për mosrespektim të rregullave bazë të sigurisë.