Showbiz

Alec Baldwin pretendime të reja për ngjarjen në filmin “Rust”: Nuk e tërhoqa unë këmbëzën e armës

Alec Baldwin pretendime të reja për ngjarjen në filmin

Alec Baldwin ka deklaruar së fundmi se nuk e ka tërhequr ai këmbëzën e armës që vrau kineasten Halyna Hutchins. Kjo është hera e parë që Baldwin e bën këtë pretendim duke e shtuar më shumë misterin që e rrethon këtë histori.

Aktori ka folur për tragjedinë në filmin 'Rust' në intervistën e parë që nga ngjarja e rëndë , e cila do të transmetohet të enjten në ABC. Rrjeti ka publikuar një pjesëz nga videoja, ku ai thotë se nuk ishte ai që e tërhoqi këmbëzën.

Alec Baldwin pretendime të reja për ngjarjen në filmin

Spikeri Xhorxh Stefanopulos e ka pyetur Baldwin rreth faktit të supozuar se Alec tërhoqi këmbëzën gjatë provës edhe pse nuk kërkohej në skenar-të paktën sipas njerëzve që e kanë paditur për këtë deri tani, shkruan TMZ.

Menjëherë në përgjigje, Aleku dëgjohet duke thënë ... "Epo, këmbëza nuk u tërhoq. Unë nuk e tërhoqa këmbëzën."

Spikeri duket i habitur, por Baldwin këmbëngul se ai kurrë nuk do t'i drejtonte armën dikujt dhe do të qëllonte. Natyrisht, kjo do të thotë që Baldëin po sugjeron që arma është shkrepur gabimisht vetë.

Tiranapost.al