Showbiz

Alketa u pendua pas statusit për Arilenën dhe Elvanën (Pranon debatet me Vera Grabockën)

Alketa u pendua pas statusit për Arilenën dhe Elvanën (Pranon

Alketa Vejsiu për herë të parë zbulon se u pendua se bëri veçimin mes Arilena Arës dhe Elvana Gjatës pas përfundimit të Festivalit të RTSH-së dhe shprehu përmes një statusi preferencë. Një gjë për të cilën u kritikua në media dhe një distance pas festivalit që u mbajt dy muaj më parë, Alketa ka reflektuar dhe rrëfen në intervistën e me Ilva Taren se sot mendon se nuk duhet ta kishte bërë të kishte folur vetëm për festivalin, një punë që ishte bërë mirë, që edhe pse pati debate tregoi se festivali ekziston.

Ilva Tare: Dhe ju e provokuat diskutimin në fund me statusin me Arilenën dhe Elvanën, gabuat?

Alketa Vejsiu: Mund të isha rezervuar dhe mund ta kisha shmangur, s’është e mirë se bëri një ndarje të publikut. Boll të ndarë janë shqiptarët për shkaqe të tjera. Unë nuk bëj politikë, por art.

Ilva Tare: Ka cenuar marrëdhënien me Arienlën?

Alketa Vejsiu: Në fund sesa të merrem me këtë pjesë të merrem që bëmë një festival që e riktheu.

Alketa u pendua pas statusit për Arilenën dhe Elvanën (Pranon

Moderatorja u pyet edhe për marrëdhënien me regjisoren Vera Grabocka, nëse pati një krizë mes tyre.

Tare: Raporti me Verën?

Vejsiu: Është një pyetje që i bëhet dy njerëzve që duhen. Është një raport shumë solid që do të jetojë me ne sa të jemi në këtë jetë.

Tare: Pati krisje?

Vejsiu: Pati diskutime. Eksperienca e Verës dhe dëshira ime për ovacion pati përplasje.