Alma Bektashi tregon pse ishte e pamundur që pas ndarjes të mbeteshin miq me ish-bashkëshortin
Alma Bektashi, në një rrëfim të vërtetë në ZëmeMirën Podcast ka treguar për divorcin e saj të gjatë, tradhtinë me të cilën u përball, pse nuk bëri asnjë kompromis dhe sidomos pse nuk mund të mbante marrëdhënie miqësore me ish bashkëshortin.
"Unë kam edhe shumë shoqe të cilat janë të pasura, e dijnë ca bëjnë burrat e tyre, por nuk duan të humbasin jahtin,nuk duan të humbasin vilën, pushimet luksoze dhe vendosin të shkatërrojnë veten për të ndejur në atë lidhje.
Dhe thonë 'e bëjmë për fëmijët'. Jo. Gjynah t'i përmendësh fëmijët në këtë moment. Fëmijët kanë jetën e tyre dhe ti nuk mund ta luash këtë kartë sepse edhe fëmijët rriten shëndetshëm
Unë jam model për gocën time jo sepse jam e ndarë, por që i tregoj gocës time që duhet t’i vendosë kufij, sepse ti je e rëndësishme dhe nuk guxon kurkush të shkelë përmbi ty.
Anisën nuk e kam rritur me Bukuroshen e Fjetur, as me Hirushen. Nuk i kam thënë ‘mami duhet të flesh 100 vjet, ups vjen princi të puth edhe të thotë kjo është kështjella jote.
Jo. Anisa është rritur me Mulan, Anisa është rrit me Brave", tha Alma.