Showbiz

Amber flet për herë të parë pas gjyqit, mendim të ftohtë për jurinë por nuk e fsheh furinë ndaj medias

Amber flet për herë të parë pas gjyqit, mendim të

Për herë të parë pas gjyqit më të famshëm, në të cilin triumfoi Johnny Depp, ish-gruaja e tij, Amber Heard flet për herë të parë publikisht për “NBC Neës” në një intervistë me Savannah Guthrie.

Amber Heard ka adresuar rolin e medias dhe favorizimin që kjo e fundit i bëri Johnny Depp, duke thënë: “Nuk mund të më thuash se mendon se ka qenë i drejtë”.

Në periudhën në të cilën është zhvilluar gjyqi, Johnny Depp ka marrë të gjithë vëmendjen e internetit, veçanërisht në Tëitter, YouTube dhe TikTok.

Një pjesë shumë e madhe e përdoruesve ishin në anën e tij, duke krijuar edhe një hashtag të dedikuar #justiceforjohnnydepp.

Të njëjtën gjë bënë edhe mbështetësit e Amber, me hashtag-un #justiceforamberheard.

Ai që mbështeste Johnny-n ka arritur 20 miliardë shikime, në krahasim me #justiceforamberheard që ka arritur 80 milionë klikime.

“Edhe dikush që është i sigurt që unë e meritoj të gjithë këtë urrejtje, edhe nëse mendon se jam duke gënjyer, sërish nuk më shikon dot në sy dhe të më thotë se media ka bërë një pasqyrim të drejtë të situatës”, u shpreh aktorja.

Heard ka vënë në pah të gjithë këtë mbështetje të Depp, e cila sipas saj pati një impakt të madh në vendimin gjyqësor.

Ajo u ndal edhe te verdikti i jurisë, duke thënë se e kupton shumë mirë vendimin e gjykatës, si dhe e di që Johnny është një personazh shumë i dashur për njerëzit.

“Ai është një aktor fantastik”, u shpreh Amber, ndërkohë që justifikoi edhe vendimin e jurisë.

“Nuk i fajësoj. Në fakt, i kuptoj. Ai është personazh shumë i dashur dhe njerëzit ndihen sikur e njohin”, tha Amber, referuar ish-bashkëshortit të saj.

Gjyqi mes dy palëve ka marrë vëmendjen e të gjithë botës, duke përfshirë në një furtunë mendimesh dhe opinionesh internetin dhe personazhë të famshëm, në sajë të detajeve që dolën në dritë nga dëshmitë e ndryshme të Amber dhe Johnny.