Amber Heard e pranon për herë të parë: Nuk i kam dhuruar të gjitha paratë e divorcit
Amber Heard më në fund e pranoi se nuk e ka bërë donacionin e premtuar prej 3.5 milionë dollarësh për ACLU.
Gjatë dëshmisë së saj mbrëmë në gjyq, Heard e pranoi për herë të parë se donacioni nuk është bërë i plotë. Edhe pse vazhdimisht është betuar se Po, paratë janë dhuruar.
Është betuar në gjyq në vitin 2020 se paratë janë dhënë të gjitha për bamirësi. Është shfaqur në emisionin holandes RTL Late Night në 2018-ën, ku gjithashtu tha: “7 milionë dollarët në total janë dhuruar. I ndava mes ACLU dhe Spitalit të fëmijëve në Los Angeles. Nuk doja asgjë prej tij”.
Kurse tani thonë se nuk e ka bërë dhurimin e plotë, pasi Depp e paditi me 50 milionë dollarë.
“Unë kam ndërmend të respektoj plotësisht të gjitha premtimet e mia. Do të më pëlqente që ai të mos më kishte paditur në mënyrë që të mundesha të mbaja premtimet”, tha ajo.
Terence Dougherty, Shefi Operativ i ACLU dhe Këshilltari i Përgjithshëm, dëshmoi më herët se deri më tani vetëm një total prej 1.3 milionë dollarësh janë dhuruar nga Heard apo në emër të Heard.
7 milionë dollarët janë marrë nga Heard pas divorcit me Depp. Ajo tha një shifër shumë më pak nga sa i takonte me pretendimin se nuk i interesonin paratë e tij. Ndaj edhe deklaroi që gjithsesi, edhe këto 7 milionë dollarë do t`i dhuronte.