Ambicia e Noizy-t: Dua të bëhem shembullor edhe si baba, ashtu siç jam në muzikë
Në një rrëfim për jetën, si rrallëherë Noizy i japin të gjitha fletët. Një nga momentet më frymëzuese ishte rrëfimi për vajzën e tij.
"Noku i vogël", siç e ka quajtur në këngën e dedikuar Leandrën, është tashmë 17 vjeç.
Noizy tregon për marrëdhënien me të duke mos e idealizuar. Ai rrëfen se për shkak të rrethanave nuk ka mundur të jetë prezentë aq sa duhet në jetën e saj dhe se sot, vajza ka një marrëdhënie më të afërt me prindërit e tij, gjyshërit e saj.
"Nuk më është dhënë mundësia për shkak të rrethanave të jetës midis meje dhe mamasë së saj të kemi lidhje siç i kanë një familje normale", tha Noizy.
"Mundohemi të kemi kontakt. Flasim në telefon. Rrimë këtu tek shtëpia ime. Me mamin, me babin", shton më tej.
Po Noizy ka plane. Si një njeri që është bërë baba herët, ka nxjerrë mësimet e tij dhe do t'i korrigjojë. Kështu së shpejti do të heqë dorë nga disa prej angazhimeve që ka për të investuar më shumë në marrëdhënien me vajzën.
"Angazhimet e mia të tepërta nuk më kanë lënë të kem me vajzën një komunikimin, ose një lidhje, po me gjithë familjen time.
Mirëpo në një të ardhme, ndoshta dhe shumë shpejt, do doja që t`i thoja vetes pak stop nga angazhimet e tepërta që s`kam nevojë edhe të provoj të bëhem një baba shembull siç jam edhe për muzikën", tha Noizy.
Për rrëfimin e tij të plotë shko në YouTube