Showbiz

Amerika detyron Alison Roman të kërkojë falje publike ndaj dy grave që ofendoi

Amerika detyron Alison Roman të kërkojë falje publike ndaj dy

Amerika është duke vendosur disa filtra dhe njerëzit po bëhen më alert e më të ndjeshëm ndaj komenteve fyese dhe bullizmit. Rrjeti iu kthye kundër autores së librave të gatimit Alison Roman dhe rasti i saj me Chrissy Teigen e Marie Kondo ka shkaktuar një debat të madh që e detyroi edhe Alison të kërkonte falje.

Po si nisi historia?

Në një intervistë rreth projekteve të saj të ardhshme, autorja e librave të gatimit, Alison Roman tha se vetëm si brandet e Maria Kondo nuk do donte të përfundonte.

Kurse për modelen Chrissy Teigen tha se e tmerronte libri i saj i gatimit “Cravings” e se Teigen thjesht po bënte një mal me para. “Unë për vete dua të vazhdoj të afirmohem si shkrimtare”, tha Roman dhe që nga dita e intervistës rrjeti po zien. Shumë njerëz i janë kthyer kundër për shkak të gjuhës së urrejtjes me të cilën ajo foli.

Pas gjithë reagimit të rrjetit Alison u detyrua të kërkonte falje publike në një letër të hapur drejtuar dy zonjave.

“Kam nevojë të kërkoj falje zyrtare. I përdora emrat e tyre për të nxjerrë në pah veten time dhe nuk kam asnjë justifikim. U tregova budallaqe, e pakujdesshme dhe e pandjeshme”, tha Alison me mea-culpan e saj.

Ndërkaq në Shqipëri askush nuk ndalet dhe rrjetet sociale janë burim urrejtje dhe fyerje. Nuk ka asnjë psikolog, sociolog, politikan, avokat apo nismë që të bëjë një fushatë për “pandjeshmërinë” e lajmeve, e komenteve, e statuseve.

*Burimi E News!