Showbiz

Amy Schumer flet për betejën me ankthin: Është dërrmues

Amy Schumer flet për betejën me ankthin: Është dërrmues

Aktorja dhe komediania Amy Schumer foli së fundmi mbi gjendjen e shëndetit të saj mendor.

Të enjten, 40 vjeçarja, postoi një selfie në Instagram dhe pyeti fansat nëse përjetojnë "ankth dërrmues".

"Hej, a ndihen të gjithë sikur dikush i është ulur në gjoks gjatë gjithë kohës dhe është i mbushur me ankth dërrmues apo jo?" shkruan aktorja.

View this post on Instagram

A post shared by @amyschumer

Schumer ka qenë e sinqertë në lidhje me betejat e saj personale, pasi ka folur për nënën e saj, marrëdhëniet abuzive dhe efektet e sklerozës së shumëfishtë dhe alkoolizmit të babait të saj në librin e vitit 2016, 'The Girl with the Lower Tattoo'.

Postimi i saj i fundit mbi shëndetin mendor vjen pasi ajo ndau një moment tjetër të sinqertë me ndjekësit e saj në shtator, kur Schumer tregoi se kishte hequr mitrën dhe apendiksin për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.