Showbiz

Andrea Bocelli dhuroi plazmën e gjakut: Po, isha i infektuar me Covid-19

Andrea Bocelli dhuroi plazmën e gjakut: Po, isha i infektuar me Covid-19

Për herë të parë tenori Andrea Bocelli pranoi se ishte mes të infektuarve me Covid-19 në Itali. “Ansa” shkruan se, Bocelli ishte asimptomatik, pasi përjetoi simptoma të buta të virusit.

Ai u tha gazetarëve në spitalin e Pizës se dhuroi edhe plazmën e gjakut për të ndihmuar sadopak në luftën kundër Covid-19. Gjithashtu ai tha se virusin ia transmetoi edhe gruas edhe fëmijëve, por që tani janë në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmi bëhet i ditur dy muaj pasi tenori i njohur rezultoi pozitiv, më 10 mars.

Po ashtu edhe gruaja e tij bëri të njëjtin veprim, ndërkohë Bocelli tha se shpreson që të plasma e tij mund të ndihmojë në gjetjen e një trajtimi për kurimin nga virusi.  

Kujtojmë se ai performoi në prill në katedralen Duomo në Milano, me rastin e Pashkëve.

“Në ditën kur ne festojmë për besimin se jeta triumfon, jam i nderuar dhe i lumtur që iu përgjigja me ‘Po’ ftesës së qytetit dhe Duomo-s së Milanos. Unë besoj në forcën e lutjes së bashku. Besoj te Pashkët, një simbol universal i rilindjes për të cilin të gjithë njerëzit – pavarësisht nëse janë ose jo besimtarë – kanë nevojë në këto momente. Falë muzikës së transmetuar live, duke mbledhur miliona duar të kapura bashkë kudo në botë, ne do të përqafojmë zemrën e plagosur të Tokës," tha ai.