Showbiz

Angelina Jolie fiton betejën ligjore me Brad Pitt

Angelina Jolie fiton betejën ligjore me Brad Pitt

Në vitin 2008 kur blenë vilën që rrethohej nga vreshtat, Angelina Jolie dhe Brad Pitt morën kontrollin e kompanisë së verërave roze.

Angelina Jolie fiton betejën ligjore me Brad Pitt

Por Jolie ia shiti aksionet e saj gjigantit të pijeve Stoli, pas divorcit me Brad Pitt – duke vënë në lëvizje një rrjetë padish në SHBA, Francë dhe Luksemburg midis Pitt, Jolie, bizneseve të tyre përkatëse dhe partnerëve të ndryshëm të biznesit.

Angelina Jolie fiton betejën ligjore me Brad Pitt

Pitt ishte kundër kësaj shitje.

Në gjyq Jolie paraqiti dokumente dhe letra dërguar në adresë të Pitt për ta vënë në dijeni në shitjes. Dhe fitoi.

Megjithatë thuhet se Pitt do ta apelojë vendimin.

“Çdo qenie njerëzore racionale do të ishte e lumtur që kompania Stoli të ishte partner në biznesin e tyre. Ata kanë marketing dhe shpërndarje të nivelit të lartë,” thanë avokatët e Pitt, duke shpjeguar se firma ofron mundësi të mëdha për të rritur biznesin. “Ai thjesht nuk mund ta shmangë urrejtjen që ndjen ndaj Jolie.”