Showbiz

Anne Hathaway iu desh të puthte 10 burra gjatë një audicioni

Anne Hathaway iu desh të puthte 10 burra gjatë një audicioni

Anne Hathaway ka zbuluar se në vitet 2000, producentët e një filmi në të cilin ajo duhej të luante, i kërkuan asaj që të puthte 10 aktorë në audicione.

Në atë kohë thotë ajo “konsiderohej normale t'i kërkoje një aktori të puthte aktorë të tjerë për të testuar kiminë. E cila është në fakt mënyra më e keqe për ta bërë këtë."

Ajo vazhdoi: "Më thanë, '10 djem po vijnë sot dhe ti je zgjedhur. Nuk je e emocionuar t'i puthësh të gjithë?' Dhe mendova: 'A ka diçka që nuk shkon me mua?' Sepse nuk isha e emocionuar, mendova sa e neveritshme."

Anne Hathaway, e cila është edhe producente e filmit të saj të ri The Idea of ​​You, organizon audicionet ndryshe.

“Ne i kërkuam secilit prej aktorëve që erdhën në audicion të zgjidhnin një këngë që ata mendonin se personazhi i tyre do ta pëlqente”, tha aktorja. “I kërkuam të zgjidhnin një këngë dhe më pas do të bënim një improvizim të vogël”.